Paris Sen Zhermeni njihet për një skuadër që bënë të pamundërën kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve. Mirëpo se do të transferojë 32-vjeçarin Lasana Diara, askujt nuk i ka shkuar në mend. Edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, mediat franceze e shohin si të kryer transferimin e ish mesfushorit të Kombëtares franceze në “Parkun e Pprincërve”.
Kjo edhe për faktin se Lasana Diara ka prishur kontratën me ekipin e Al Xhazira nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kontrata është prishur me pëlqim të dyanshëm, ndërsa pjesë e kësaj skuadre u bë nga prilli i këtij viti.
Ai brenda periudhës së kaluar te kjo skuadër kishte zhvilluar vetëm 5 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.
Në karrierën e tij të deritanishme Diara kishte veshur fanellat e skuadrave si Le Avr, Çelzi, Arsenal, Portsmut, Real Madrid, Anzhi, Lokomotiv Moskë dhe Olimpik Marsej.