Një lajm i hidhur na vjen nga Portugalia, më saktësisht nga klubi i Boavistas. Sulmuesi 20-vjeçar i kësaj skuadre Edu Fereira ndërroi jetë, pasi i njëjti dy muaj më parë ishte disganostifikuar me kancer.
“Edu shkoj, mirëpo ai asnjëherë nuk do na braktis. Prej sot në qiell ka edhe një yll. Prehu në paqe, Edu” – kishte shkruar sajti zyrtarë i Boavistas.
Fereira kishte ndërprerë me futbollin menjëherë pasi kishte mësuar për sëmundjen e tij të rëndë. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, në shenjë përkrahje, Boavista kohë më parë i kishte rinovuar kontratën atij.