
Emir Sahiti më nuk do të jetë pjesë e Rabotniçkit. Futbollisti i Kombëtares shpresa të Shqipërisë tashmë është një futbollistë i lirë, ndërsa lajmin për ndarjen me “romantikët” për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti kosovar.
“Nuk do të vazhdoj më të jem pjesë e Rabotniçkit. Dëshira ime është që të luaj në Europë. Kam disa oferta, mirëpo një gjë të tillë do e vendosim bashkë me menaxherët e mi. Do shohim gjitha ofertat bashkë dhe do vendosim për më të mirën” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Emir Sahiti.
Ishte ky viti i tretë që Emiri po luante te Rabotniçki, ku erdhi si 16-vjeçar, ndërsa brenda këtyre viteve të kaluara ai me ekipin e parë ka zhvilluar gjithsej 35 ndeshje, duke shënuar edhe një gol, edhe atë gjatë këtij sezoni aktual.