Në një intervistë për faqen zyrtare të Livepool në internet, i pandalshmi Mohamed Salah ka folur për sakrificat e pabesueshme që ai ka bërë kur ishte i ri. Një histori që ju jep panoramën e vështirësive të jashtëzakonshme gjatë udhëtimit të tij në sportin më të bukur. Salah tregon se ishte mësuar të nisej që në 9:00 për në fushën stërvitore dhe të kthehej në shtëpi në 22:00 ose 22:30, duke marrë të paktën pesë linja të ndryshme autobusi që të mbulonte këtë distancë.
“Në fillim luajta për një klub që ishte gjysmë ore larg fshatin ku kam lindur në Basyoun, – tha sulmuesi. – Më pas firmosa për një klub në Tanta, që është një orë e gjysmë larg. Prej andej shkova te “Arab Contractors” në Kairo, kështu që më duhej të udhëtoja 9 orë në ditë, katër orë e gjysmë vajtje, katër orë e gjysmë ardhje, për pesë ditë në javë, vetëm që të stërvitesha. E lashë shkollën shumë i vogël që të merresha me stërvitjen. Në fillim shkova nga ora 07:00 deri në 09:00 sepse paraqitja një leje nga klubi që më lejonte të largohesha. Kjo dalë nga dalë u bë e pamundur. Por mendoj se tani gjithçka do të kishte vazhduar të ishte po aq e vështirë nëse nuk do të isha bërë futbollist”, sqaron Salah.
“Për pesë ditë në javë, çdo javë për tre apo katër vjet, unë do të bëja këtë rrugë: Dilja në 9 të mëngjesit për të mbërritur në një fushë stërvitore rreth orës 2 apo 2 e gjysmë në drekë. Stërvitja fillonte në 16:00. E mbaroja stërvitjen rreth orës 18:00. Mbërrija në shtëpi në dhjetë të darkës, ushqehesha, flija gjumë dhe të nesërmen bëra të njëjtën gjë. Dhe kjo nuk ishte vetëm me një autobus. Më duhej të hipja në tre, katër apo pesë linja të ndryshme, vetëm që të shkoja në stërvitje dhe më pas të kthehesha në shtëpi”, tregon futbollisti që i dha fund “skamjes” në momentin që firmosi kontratën me Bazel, në moshën 19-vjeçare.
“Nuk mund t’ia u garantoj se kisha bindjen që do t’ia dilja, por që në moshën 14-vjeçare flija duke menduar se do të bëhem një ndër futbollistët më të mirë. Por ndoshta kjo është ëndrra e çdo 14-vjeçari…”
Salah u zgjodh futbollisti më i mirë afrikan në vitit dhe gjithashtu po shkëlqen në Premier League ku në muajin nëntor doli lojtari më i mirë i kampionatit anglez.
“Ashtu si e thashë ishte një kohë shumë e vështirë për mua por unë isha i ri, një fëmijë dhe doja të bëhesha futbollist. Unë doja që të vija emër në futboll dhe me këtë ëndërr flija çdo natë. Doja të bëhësha lojtar i veçantë, ndër më të mirët”, tregon ai. (Telesport)