Skuadra e Interit në merkaton e janarit mund ta bëjë të vetin futbollistin e Barcelonës, Zherard Delofeun. Ky lajm është bërë i ditur nga mediat në Spanjë, të cilat raportojnë se sulmuesi anësor i katalanasve ka arritur akordin me “zikaltërit”.
Sipas mediave iberike, Delefoeu do të kalojë si huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë që e ndalon shitjen e të njejtit te Reali i Madridit. 23 vjeçari spanjoll më herët ka luajtur edhe për Milanin, Evertonin, Seviljen, ndërsa është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Spanjës.