Vardari pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e dytë, me një ngecje prej 8 pikëve ndaj skuadrës kryesuese të Shkëndijës. Kjo gjë nuk ju pëlqen aspak kampionëve në fuqi të vendit, të cilët janë vënë në sulm për të përforcuar skuadrën në prag të stinorit pranveror.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive “makedonski sport”, skuadra shkupjane është pranë transferimit të 21-vjeçarit Nemanja Vuçiq.
Bëhet fjalë për një futbollist të krahut të majtë të mbrojtjes, i cili mund të luaj edhe si më i avansuar. Ai aktualisht është pjesë e Zemunit, për të cilën skuadër në 22 xhirot e deritanishme në elitën e futbollit serb, është paraqitur në 18 prej tyre, duke shënuar edhe 3 gola.
Ndryshe gjatë karrierës së tij Vuçiç ka luajtur edhe për skuadrat si Sloboda Çaçak, Borac Çaçak, Novi Pazar dhe Priboj.