Barcelona fitoi “El Klasikon” me Real Madridin dhe çoi në +9 pikë avantazhin ndaj Atletiko Madridit dhe në +14 ndaj “Los Blankosve”, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde që shijon fitoren e parë ndaj Realit në La Liga, mendon se gara për titullin ende nuk është vendosur.
“Nuk kam fituar një betejë taktike, futbolli është edhe çështje detajesh. Unë mendoj që Reali i Madridit ka ende shanse për të fituar kampionatin. Ter Stegen? Është shumë i rëndësishëm për ne me ndërhyrjet dhe qetësinë e tij është kthyer në një siguri më shumë për skuadrën”, ka thënë Valverde.