Mançester Siti ka regjistruar edhe fitoren e 17-të me rradhë në Premierligë, pasi sot në ndeshjen e javës së 19-të mundi Burnmautin me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.
Pas këtij suksesi “pasanikët” nga Mançesteri të cilët sonte kaluan edhe shifrën e 100 golave të shënuar brenda vitit kalendarik, shtuan në +14 pikë diferencën ndaj fqinjëve të tyre të Mançester Junajtedit, të cilët më vonë do të përballen me Lesterin në transfertë.
Dy gola të Serhio Aguero (27′, 79′) dhe nga një gol i Rahim Sterling (53′) dhe Danilo (85′) siguruan fitoren e madhe të Sitit që kryeson renditjen me 55 pikë, teksa Burnmaut pas kësaj disfate tashmë ndodhet në zonën e ftohtë.