Skuadra e Lacios ka regjistruar fitore të thellë 4:0 ndaj Krotones në ndeshjen e javës së 18-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Xhordan Lukaku, Çiro Imobile, Senad Luliç dhe Felipe Anderson ishin autorë të golave, që të gjithë në pjesën e dytë, edhe atë në minutat 56-të, 78-të, 86-të dhe 89-të.
Strakosha si gjithnjë ishte i padiskutueshëm në portën e Lacios, ndërsa edhe Ajeti luajti për gjatë 90-të minutave për Krotonen, duke u ndëshkuar madje me kartonë të verdhë në minutën e 68-të.
Lacio në këtë mënyrë rikthehet te fitorja pas disfatës ndaj Torinos dhe barazimit ndaj Atalantas dhe tashmë me 36 pikë renditet në pozitën e 5-të, teksa Krotone mbetet në kuotën e 15-të pikëve, duke u renditur në pozitën e 16-të.