Kingsli Koman ka vazhduar kontratën e tij me Bayernin e Mynihut deri në vitin 2023. Me ardhjen e Hejnkens në stolin e bavarezëve, i riu Koman po aktivizohet më shumë në lojë dhe për këtë arsye iu ofrua edhe kontratë 5 vjeçare.
“Shumë jam i lumtur që do të jem edhe për shumë kohë pjesë e kësaj skuadre. Te Bayerni i Mynihut ndjehem shumë mirë”, ka thënë Koman.
Koman pjesë e Bayernit është nga 2015-ta, ndërsa dy sezone ishte si huazim nga Juventusi, përderisa në merkaton e veres kartoni i tij u ble nga skuadra gjermane për 21 milonë euro.