Interi assesi të rimëkëmbet, pëson sërish disfatë në “Serie A” (VIDEO)

Interi ka pësuar edhe disfatën e dytë të njëpasnjëshme gjatë këtij edicioni në “Serie A”, duke ngecur në këtë mënyrë me ekipin kryesues, Napolin, që në një super ndeshje të zhvilluar në “Sao Paolo” mundi Sampdorian me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe sa i përket Interit, skuadra e Luçiano Spaletit u mund minimalisht 1:0 në transfertën ndaj Sasuolos. Golin e vetëm për tre pikë të mëdha të skadrës vendase në këtë ndeshje e realizoi Falcinelli në minutën e 39-të.

Interi mund të merrte të paktën një pikë nga kjo ndeshje, mirëpo kapiteni i tyre Mauro Ikardi në minutën e 49-të humbi një 11-të metërsh.

Pas kësaj disfate Interi mbetet në pozitën e tretë me 40 pikë, 5 më pak se Napoli i vendit të parë dhe një më pak se Juventusi që sonte zhvillon derbi ndeshjen e javës së 18-të në “Serie A” kundër Romës.

 

Leave a Reply