Kapiteni i Napolit, Marek Hamshik është futur në historinë e klubit “napolitan”. Ai u shndërrua në një legjendë të skuadrës dy herë kampione të Italisë, pasi sot në ndeshjen ndaj Sampdorias shënoi golin e tij të 116-të me fanellën e Napolit, njofton “infOSport.mk”.
Ai në këtë mënyrë zbriti nga piedestali legjendën Diego Armando Maradona, i cili kishte të shënuar 115 gola. Hamshik shifrën e 116 golave e ka arritur në gjithsej 478 ndeshje, teksa Maradona 115 golat e tij i kishte shënuar në 259 ndeshje me fanellën e Napolit.
Duhet cekur gjithashtu se Maradona i kishte sjellë Napolit edhe titullin e fundit në sezonin 1989-1990, ndërsa mbetet të shohim nëse një gjë të tillë do të arrijë edhe Marek Hamshik, transmeton “infOSport.mk”.
Napoli është në këtë rrugë, pasi aktualisht udhëheq renditjen në “Serie A” me 45 pikë, 4 më shumë se Juventusi i vendit të dytë, që ka edhe një ndeshje më pak, mirëpo deri në mbyllje të kampionatit ka edhe plotë 20 xhiro për tu zhvilluar.