Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar “El Clasicon” e shumëpritur ndaj Realit të Madridit në “Santiago Bernabeo” me rezultatin 3:0, duke vrarë kështu kampionatin, pasi tashmë diferenca ndaj rivalit të përbetuar është plotë 14 pikë.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndoshta me një Real Madrid pak më mirë të organizuar, mirëpo nuk doli të jetë ashtu edhe pjesa e dytë, kur “katalunasit” dominuan në tërësi ndeshjen dhe falë golave të shënuar nga Luis Suarez (54’), Lionel Messi (64’) dhe Aleksh Vidal (90+’) në fund nga “Bernabeu” u larguan me këngë e festë të madhe.
Barcelona në 17 javë ka grumbulluar 45 pikë, teksa Reali që ka një ndeshje më pak renditet në pozitën e katërt me 31 pikë.