Struga Trim Lum pa dyshim se është njëra ndër surprizat më të këndshme në Ligën e Dytë – Perëndim. Skuadra e cila për çdo vit është ngjitur nga një rang ta garave më lartë, pjesën e parë të sezonit 2017/2018 në debutimin e saj në Ligën e Dytë e mbylli në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak se dy skudrat kryesuese në tabelën e klasifikimit, Vëllazërimi dhe Gostivari, njofton “infOSport.mk”.
Pikërisht pozicionimi i tyre ka rritur edhe apetitet e drejtuesve të kësaj skuadre, që dëshirojnë që merkaton e janarit ta shfrytëzojnë duke bërë disa transferime të bujshme. Një ndër ta pa dyshim se është Riste Markoski i Pelisterit, me të cilin krerët e skuadrës strugane veçse kanë filluar bisedimet.
PELISTERI AVANSON NDAJ SHKUPIT, MARKOSKI SHENON NJE SUPER GOLPELISTERI – SHKUPI 1:0(R. Markoski 28')
Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.
Bëhet fjalë për një mesfushor mjaft kualitativ, i cili ishte njëri ndër futbollistët më standard gjatë stinorit vjeshtor te skuadra nga Manastiri.
Ai luajti në 15 nga gjithsej 18 ndeshje, duke qenë në të gjitha titullarë, transmeton “infOSport.mk”.
Karriera e 31-vjeçarit gjithnjë ka shënuar rritje, ndërsa nga klubi strugan shpresojnë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe se 31-vjeçari Markoski do ju bashkohet atyre për sezonin pranveror.