Është mbyllur me barazim 3:3 derbi ndeshja e javës së 19-të në Premierligën angleze midis Arsenalit dhe Liverpullit, njofton “infOSport.mk”. Të pranishmit në “Emirates Stadium” kishin mundësinë të prezantojnë në një spektakël futbolli, ku përveç 6 golave të shënuar, aktorët dhuruan edhe një futboll mjaft cilësor.
Liverpuli dominoi plotësisht pjesën e parë dhe pas avantazhit me Kutinjon (26’), dyfishoi shifrat vetëm pas 7 minutave lojë në pjesën e dytë me anë të Mohamed Ssallah.
Ishte ky një rezultat i papritur ndoshta për tifozët e Arsenalit, të cilët në ato momente dukeshin shumë të dëshpëruar, mirëpo shpresat e tyre i riktheu goli i sulmuesit kilian Aleksis Sançez në minutën e 53-të.
Nuk zgjati shumë dhe festa e tyre ishte e plotë falë super golit të Ggranit Xhakës në minutën e 56-të, kur barazoi shifrat në 2:2.
Ende pa u rimarë mirë nga ky gol i barazimit, Liverpulli pësoi edhe golin e tretë, kësaj rradhe pas golit të shënuar nga ana e gjermanit me origjinë turke, Mesut Ozil, i cili shënoi vetëm dy minuta pas golit të Xhakës.
Por Liverpuli u hodh i tëri në sulm dhe vendosi përsëri simetri në rezultat falë brazilianit Firminjo, kur në minutën e 71-të barazoi shifrat në 3:3, transmeton “infOSport.mk”.
Ndonëse të dy ekipet provuan në 20 minutat e mbetura të gjenin rrjetën, ata nuk mundën të thyenin Çeh nga njëra anë, e Minjolet në tjetrën, me duelin që u mbyll në fund me barazim dhe plotë 6 gola të shënuar.
Pas këtij barazimi të dyja skuadrat nuk ndryshojnë pozitat e tyre në tabelën e klasifikimit, të ndarë me nga një pikë me Liveprulin që mban vendin e katërt me 35 pikë dhe Arsenali që renditet në pozitën e pestë me 34 pikë.