Rrëfehet Gigs: Junajtedi për 5 mln euro nuk morri Mbape dhe Zhezus

Legjenda e Mançester Junajtedit, Rajan Gigs, është rrëfyer se si skuadra e tij e zemrës kishte lëshuar mundësinë e transferimit të dy futbollistëve më premtues që njeh bota e futbollit modern për momentin, Kylian Mbape dhe Babriel Zhesus.

Gigs pretendon se “Djajtë e Kuq” mund t’i transferonin këta dy super futbollistë vetëm për shifrën e 5 milionë eurove disa vite më parë, por drejtuesit e klubit anglez nuk e dëgjuan sugjerimin e tij.

Tani, Mbape e Zhezus kushtojnë së bashku më shumë se 250 milionë euro, duke treguar qartë se Gigs ka pasur të drejtë kur ka këshilluar drejtuesit e tij për të transferuar këtë dyshe që sot po shkëlqen në futbollin evropian.

Njëri prej tyre, braziliani Zhesus madje po shkëlqen tek fqinjët e tyre, te Mançester Siti, ndërsa tjetri me fanellën e Paris Sen Zhermenit.

Leave a Reply