Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, pësoi një dëmtim të lehtë në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Gremios dhe për disa ditë ai stërvitej në mënyrë të diferencuar nga grupi tjetër i futbollistëve.
Portugezi madje mendohej se do të mungonte në “El Clasicon” e së shtunës, por 32-vjeçari është rikthyer të stërvitet me ekipin e parë.
Të gjithë ishin të habitur me rikthimin e parakohshëm të tij, si futbollistët, ashtu dhe trajneri Zinedin Zidan, i cili shpreson që deri nesër të jetë gjithçka në rregull me futbollistin e tij dhe ai të paraqitet në fushë si titullarë.
Ndeshja Real Madrid – Barcelona zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe për shkak tregut aziatik, kjo ndeshje do të startojë në ora 13:00 të ditës.