Të gjithë sytë kah Madridi, pasi në stadiumin “Santiago Bernabeu” nesër nga ora 13:00 do të përballen dy gjigandët e futbollit evropian e botëror, Real Madridi-Barcelona. Në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, Reali i Zidan në Madrid do të pret kryesuesit e kampionatit më të fortë spanjoll, Barcelonën.
Përballja e nesërme do të jetë e 175-ta mes Reali dhe Barçës në La Liga, me “Los Blankosit” që kanë një avantazh prej 72 fitoreve kundrejt 69 humbjeve, me 283 gola të shënuar e 277 të pësuar.
Kjo do të jetë “Klasikja” e parë në kampionat për trajnerin Ernesto Valverde, i cili kërkon që të fitojë këtë përballje, me qëllim që të mbrojë avantazhin prej 11 pikëve që kanë në tabelën e La Ligës.
Sa i përket interesimit, kjo si zakonisht është ndeshja më e shikuar në botë, me të gjitha televizionet që do ta transmetojnë këtë super-përballje, me përjashtim të Koresë së Veriut, Mongolisë, Maltës dhe Papua Guinesë së Re.