Milani nuk po kalon momente të mira në “Serie A”, teksa drejtuesit po mendojnë për përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, “rossonerët” do të bëjnë pazar te Udineze, pasi i kanë vënë syrin mesfushorit çek, Jakub Janktos.
21-vjeçari po kalon një super-formë këtë sezon me fanellën e skuadrës nga “Friuli”, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij të mira kanë bërë që për të përveç Milanit të interesohen edhe dy skuadrat e mëdha Juventusi dhe Interi.