Braziliani Viktor Nildo Xhufo, i cili gjatë merkatos së verës iu bashkua skuadrës së Flamurtarit nga rradhët e Shkëndijës, vazhdon me paraqitjet e tij të mira me fanellën e skuadrës vlonjate në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Ish futbollisti i Shkëndijës realizoi një gol në fitoren 0:3 të Flamurtarit në transfertën ndaj Kamzës. Ai shënoi golin e dytë në këtë ndeshje një minutë para fundit të pjesës së parë, edhe atë me këmbën e tij të djathtë.
Është ky goli i dytë personal për Viktor Nildo Xhufo me fanellën e Flamurtarit në ndeshjen e tij të 8 në Superligën shqiptare, pas atij të shënuar dy xhiro më parë kundër Luftëtarit në Gjirokastër.
Ndryshe përveç Xhufos autorë të golave në këtë ndeshje për Flamurtarin ishin edhe Ardit Hoxhaj (20’) dhe Abdoulaje Ibrahima Tungara (90+’), ndërsa pjesë e fitores ishin edhe Muhamed Useini, Artim Pollozhani dhe Goran Siljanovski.
Kamza-Flamurtari (Përmbledhje)
Kamza-Flamurtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 22 декември 2017 г.