Pas dy barazimeve radhazi, Fiorentina ka gjetur fitoren, duke mundur Kaljarin me rezultat 1:0. Goli i vetëm i sulmuesit segalez Kouma Babakar i mjaftoi skuadrës së Stefano Piolit për të rrëmbyer tri pikët në kampionatin më të fortë italian, Seria A dhe për tu ngjitur në vendin e 7-të të klasifikimit.
Në minutën e 82-të u zhbllokua sfida kur Kiesa krosoi saktë për Babakar që i ardhur në fushë nga stoli gjeti devijimin fitues për t’i dhënë 3 pikët Fiorentinës. Në minutat shtesë arbitri Di Bello i ndihmuar edhe nga VAR la me 10 lojtarë sardët pasi nxorra nga fusha me karton të kuq Joao Pedron.