Atletiko e Madridit është mposhtur nga Espanjolli me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në kampionatin spanjoll, La Liga. Goli i vetëm që vendosi këtë përballje, ishte ai i Sergio Garsias, dy minuta para përfundimit të 90-të minutave të rregullta.
Edhe përkrah kësaj disfate, skuadra e Diego Simeones vazhdon të në ndjekje të Barcelonës kryesuese me 36 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Valencia që ndodhet në vendin e tretë.