Tomislav Iliev, i cili ditë më parë u largua nga rradhët e Rabotniçkit, tashmë ka gjetur skuadrën e tij të re. Ai është rikthyer në vendlindjen e tij në Strumicë, mirëpo kësaj rradhe te Akademia Pandev.
Rikujtojmë Iliev iu bashkua skuadrës shkupjane verën e këtij viti, duke arritur nga rradhët e Horizont Turnovës. Edhe pse kontrata e tij ishte për tre vite, e njëjta u prish me pëlqim të dyanshëm, duke bërë që ti bashkohet skuadrës surprizë në elitën e futbollit vendor gjatë pjesës së parë të kampionatit.
Edhe pse është ky sezoni i tyre debutues në mesin e më të mirëve, skuadra e Akademia Pandev stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e katërt me 25 pikë.
Iliev i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë, është përforcimi i parë për Akademia Pandev gjatë afatit kalimtarë të dimrit. Iliev me fanellën e Rabotniçkit zhvilloi gjithsej 14 ndeshje, 11 prej të cilëve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë dhe 3 ndeshje në eliminatoret e Liga Europa.