Interi vjen me dy super goditje në janar

Paraqitjet e deritanishme në “Serie A” dhe rezultatet e arritura kanë shtuar ambiciet e skuadrës së Interit, që aktualisht mban pozitën e tretë me 40 pikë, dy më pak se skuadra kryesuese e Napolit. Pikërisht këto rezultatet kanë shtuar apetitet e drejtuesve të Interit, që pritet të jenë shumë aktiv në merkaton e janarit.

Klubi “zikaltër” edhe pse nuk ka shumë mundësi financiare, do të përpiqet për të afruar futbollistë cilësorë nga shitja e portugezit, Zhoao Mario, i cili pritet që të largohet në merkaton e janarit.

Spaleti është në pritje të dy futbollistëve shumë kualitativ si Havier Pastore dhe Henrikh Mikhtarjan, teksa mediat italiane shkruajnë se operacionet mund të përfundojnë me sukses që në ditët në vijim.

Këtu rol të rëndësishëm mund të luaj edhe vetë dëshira e futbollistëve për tu larguar nga skuadrat e tyre respektive.

Argjentinasi  Pastore kërkon të ndryshojë skuadër sa më parë, duke qenë se nuk dëshiron që të mbetet jashtë listës së kombëtares për në Botërorin “Rusi 2018”. Ndërkohë sa i përket armenit, Mikhtarjan divorci me Junajtedin duket thuajse i zyrtarizuar, pas hapësirave të pakta që po merr nën drejtimin e Murinjos, ku në 7 ndeshjet e fundit ka luajtur vetëm 19 minuta.

Leave a Reply