Bajerni i Munihut prezanton sulmuesin e ri

Lajmi i publikuar ditë më parë, sot është zyrtarizuar. Sandro Vagner është blerja më e re e Bajernit të Munihut, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e sulmuesit gjerman të Hofenhajmit kanë paguar 13 milion euro.

Vagner me ekipin “bavarez” ka nënshkruar kontrarë deri në vitin 2020, ndërsa te Bajerni shihet si alternativa e vetme në sulm për bomberin Robert Levandovski.


BAJERN MUNIH GJEN ZËVENDËSUESIN E LEVANDOVSKIT!


Ai te Bajerni i Munihut do të veshë fanellën me numrin 2, një numër ky i çuditshëm për një sulmues, mirëpo pasi numri i tij i preferuar 14-të, ishte i zënë, ai ishte vendosur për këtë numër: “Shumë numra nuk ishin të lira. Mu ofrua numri 2, pasi numri 14 fatkeqësisht ishte i zënë, ai është numri im i preferuar”.

Me Hofenhajmin gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Vagner në 11 ndeshje realizoi 4 gola. Ai në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave si Herta Berlin, Verder Bremen, Dusiburg, Darmshtadt, Kajzerslautern dhe Bajern Munih, pjesë e së cilës kishte qenë gjatë vitit 2007-të.

Leave a Reply