Xhambul Xhigauri dhe Italo Hoze Oliveira Dos Santos nuk janë më pjesë e Vardarit. Që të dyve u skadoi kontrata me kampionët e vendit, ndërsa drejtuesit e këtyre të fundit vendosën që mos të vazhdojnë bashkëpunimin.
Xhigauri te Vardari erdhi dimrin e vitit të kaluar nga rradhët e Dinamo Tbilisi, ndërsa pas një viti të kaluar te kjo skuadër, për të cilën zhvilloi 40 ndeshje, ai tashmë është i lirë për të kërkuar sfida të reja.
Xhigauri gjatë këtij edicioni zhvilloi 13 ndeshje, duke realizuar edhe një gol, ndërsa gjithashtu shënoi një gol mjaft të rëndësishëm edhe në ndeshjen e “play-off” të Liga Europa kundër Fenerbahçes, të cilin kundërshtarë Vardari më pas e eliminoi dhe për herë të parë në historikun e saj arriti që të luaj në ndeshjet në grupe të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm evropian.
Ndërkohë sa i përket sulmuesit Italo, braziliani 29-vjeçar Vardarit iu bashkua me 09 gusht, duke zhvilluar gjithsej 16 ndeshje, 11 prej të cilëve në kampionat dhe 5 në kuadër të ndeshjeve në Liga Evropa.
Ai gjatë kësaj periudhe realizoi edhe 4 gola, 3 prej të cilëve në kampionat dhe një në ndeshjet e Liga Europa, në barazimin 1:1 si vendas përballë Rosenborgut.