Ka qenë vetëm eksperienca e madhe që e ka ndihmuar të shpëtojë skiatorin maqedonas, Vladimir Jovanovski, i cili gjatë kësaj fundjave vendosi të stërvitej në Kodrën e Diellit. Video materiali që shihni më poshtë tregon aventurën e frikshme të 28-vjeçarit Jovanovski, i cili eviton ortekun në momentin e parë.
“Unë kam parë shumë video në internet dhe në “YouTube” kur njerëz të ndryshëm përfshiheshin nga ndonjë ortek, por kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë do të më ndodhë edhe mua. Në ato momente u frikësova shumë, ato tinguj të ortekut kur fillon, tingujt e frikshëm të plasaritjeve, i cili papritmas filloi të lëvizë me një shpejtësi më të madhe. Në ato momente nuk mundesha të bëjë asgjë, vetëm se të përpiqesha të qëndroja në sipërfaqe. Shpresoja që mos të më godas ndonjë gur i shkëputur nga ndonjë shkëmb. Pasi orteku u ndal unë mora frymë lirshëm dhe ju telefonova miqve të mi se gjithçka është në rregull me mua” – tha Vladimir Jovanovski.