Enis Bardhi shumë i pafat. Pasi i njëjti nuk luajti në ndeshjen kundër gjigandëve të Real Madridit, futbollisti shqiptarë i Levantes nuk do të luaj edhe ndaj gjigandëve të Barcelonës. Kjo për shkak kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leganes, e që ishte i pesti me rradhë, e që automatikisht e suspendon futbollistin për një ndeshje.
Rikujtojmë Bardhi kishte munguar edhe në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, që në program ishte me datë 09 shtator. Në atë ndeshje trajneri Lopez Munjiz Huan Ramon kishte vendosur të pushojë atë pas dy ndeshjeve të njëpasnjëshme me përfaqësuesen e Maqedonisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
Ndeshja kundër Barcelonës në program është javën e parë të janarit (07.01.2018), dhe e njëjta do të zhvillohet në “Kamp Nou”.
Bardhi gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës nga Valencia ka zhvilluar 15 ndeshje, në të cilët në 12 prej tyre është paraqitur si titullarë, ndërsa në tre prej tyre është inkuadruar nga bankina. I tillë ishte rasti edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leganes, kur në lojë u inkuadrua në minutën e 57-të, teksa me kartonë të verdhë u ndëshkua në minutën e 77-të për shkak simulimit.
Rikujtojmë Bardhi ishte ndëshkuar edhe në ndeshjet kundër Valencias, Real Sociedadit, Alavesit dhe Malagas.