Juventusi ka caktuar një përballje me Torinon në çerekfinale, pasi sonte në 1/8 e finales eliminoi ekipin e Xhenoas, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Masimiliano Allegri shënoi fitore me rezultatin 2:0 falë dyshes argjentinase Dybala – Higuain.
Që të dy shënuan nga një gol në secilën pjesë, duke bërë që Juve të mos e diskutojë çështjen e kualifikimit.