Derisa futbollistët ndodhen në pushime, drejtuesit e Rabotniçkit po punojnë në përforcimin e skuadrës së tyre. Edhe pse për momentin nuk ka emra konkret, numri një i “roamntikëve”, Dragan Popovski, në një bisedë me “infOSport.mk” tha se skuadra e tij do të përforcohet në të gjitha repartet.
Sipas tij te Rabotniçki pritet të arrijnë 4-5 përforcime të reja, me të cilët do të ngritet niveli i lojës dhe se do të jenë të mjaftueshëm që kjo skuadër sërish të luftojë për vendet e para në tabelën e klasifikimit, që sigurojnë Europën.
“Nuk kemi ndonjë emër konkret. Jemi në bisedime e sipër me disa futbollistë që mendojmë ti angazhojmë për stinorin pranveror. Dëshira jonë është që të përforcohemi në të gjitha repartet, ashtu që besoj se te Rabotniçki do të arrijnë rreth 4-5 përforcime. Me të gjithë shpresojmë të arrijmë kontrata deri ka data 10 janar e vitit 2018-të, me qëllim që edhe ata të jenë pjesë e përgatitjeve me skuadrën tonë për në Antalia të Turqisë dhe të adaptohen në lojën e skuadrës sonë” – tha enkas për “infOSport.mk” numri një i Rabotniçkit, Dragan Popovski.
“Romantikët” me përgatitjet e tyre për sezonin pranveror startojnë me 05 janar, ndërsa nga data 22 janar deri më 01 shkurt skuadra nga “Debar Maalo” do të transferohet në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve.
Drejtuesit e skuadrës veçmë kanë caktuar hotelin e qëndrimit si dhe 4 ndeshjet miqësore, përmes të cilave trajneri Goran Stankovski do të njihet për së afërmi me cilësitë e futbollistëve që do të ketë në disponim për pjesën e dytë të kampionatit.