Braziliani Nejmar vazhdon të përfshihet në mediat botërore rreth një kalimi të mundshëm te Real Madridi verën e ardhshme. E gjithë këtë bujë e bëri presidenti i Realit, Florentino Perez, që dha një deklaratë nëpërmjet së cilës pranonte dëshirën për të pasur brazilianin në skuadër. Mirëpo nga ana tjetër, drejtori sportive i Paris Sen Zhermeni, Antero Henrike iu është kundërpërgjigjur këtyre polemikave.
“Nejmar nuk largohet se ndihet shumë mirë këtu. E do shumë këtë klub. Nuk është çështje parash, por ekuilibri. Nejmar e pranon këndvështrimin tonë. Nejmar është një futbollist ambicioz dhe PSZH i ka krijuar hapësirat që ai kërkon”, tha Henrike në një intervistë për “Le Parisien”
I pyetur për deklaratën e Perez, Henrike u përgjigj: “Të flasësh për futbollistin e një klubi tjetër ditën që Ronaldo fiton “Topin e Artë”, nuk duket se ka qenë diçka e këndshme për këtë të fundit”.