Bomba e ditës! Albion Avdijaj në sulmin e Shkëndijës?

Vizita e presidentit të Shkëndijës, Visar Bexheti te skuadra e Grasshopers ka bërë që të lindin shumë pyetje….vallë Shkëndija do të transferojë, apo do të shesë ndonjërin prej futbollistëve të saj kësaj skuadre të njohur nga futbolli zviceran.

Jo zyrtarisht “infOSport.mk” mëson se janë biseduar të dyja mundësitë, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që ndonjërin prej futbollistëve të Gasshopersit të shohim te Shkëndija, mirëpo mbetet e paqartë, nëse një gjë e tillë do të ndodhte gjatë janarit, apo vetëm gjatë merkatos së verës.


ÇKA PO ZIHET NË ZVICËR, PRESIDENTI I SHKËNDIJËS MYSAFIR I GRASSHOPERIT!?


Forma më e mirë do të jetë ajo e huazimit, ndërsa ndër futbollistët që përmenden se mund të përforcojënë rradhët e Shkëndijës, janë dy futbollistët ofenziv, Albion Avdijaj dhe Florian Kamberi si dhe futbollisti difenziv, Arjan Qollaku.

Që të tre këta nuk po gjejnë hapësirat e duhura te skuadra e Grasshopers, ashtu që një huazim do ju bënte mirë këtyre futbollistëve të talentuar, të cilët me siguri se do të ngritnin nivelin e lojës te kampionët vjeshtorë të Shkëndijës.

Albion Avdijaj është një emër paksa më i njohur, i cili me Vaduzin e tij ka luajtur edhe në ndeshjet e Liga Evropa sezonin e kaluar, madje duke u takuar me Sileksin, ndërsa sa u përket dy emrave tjerë, bëhet fjalë për dy futbollistë të rinj, të cilët gjatë këtij viti ka pasur momente kur kanë luajtur edhe me ekipin e dytë të Grasshopers.

Albion Avdijaj ka zhvilluar 10 ndeshje këtë edicion, duke realizuar dy gola, Qollaku është paraqitur në katër ndeshje në Superligën e Zvicrës, teksa Floran Kamberi, i cili kishte edhe probleme me lëndime ende nuk ka regjistruar asnjë ndeshje me ekipin e parë të Grasshopers.

Leave a Reply