Enis Bardhi është i gatshëm për të luajtur sonte në ndeshjen që skuadra e tij Levante do ta zhvillojë si vendas përballë Leganesit. Do të jetë kjo ndeshja e parë e javës së 17-të në La Liga, në të cilën Levante futet me ambicie të mëdha, sidomos pas atij barazimi në fundjavë ndaj favoritëve të Seviljas.
Për më shumë në këtë ndeshje trajneri, Lopez Munjiz Huan Ramon do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit shqiptarë, Enis Bardhi, me të cilin loja e Levante bëhet më e rrezikshme.
Bardhi për shkak të një lëndimi mungoi në ndeshjen me Seviljën në “Ramon Sançez Pizhuan”, në të cilën ndeshje Levante nxorri një barazim pa gola.
Prezenca e tij sonte do të jetë një dobi e madhe për skuadrën nga Valencia që shpreson të arrijë edhe fitoren e katërt këtë edicion në La Liga.
Pas 16 xhirove, Levante ka realizuar 3 fitore, 8 barazime dhe 5 disfata, duke u renditur aktualisht në pozitën e 15-të me 17 pikë të tubuara.
Sa i përket Bardhit, ai ka zhvilluar 14 ndeshje, pasi përveç ndeshjes me Seviljën, ai për shkak lodhjes kishte munguar edhe në ndeshjen e 09 shtatorit kundër Realit të Madridit. Shkupjani 22 vjeçar në 14 ndeshje ka arritur që të shënojë 4 gola, duke u shndërruar në njërin prej futbollistëve kryesor të skuadrës nga Valencia.
Ndeshja e sontme Levante – Leganes starton në ora 21:30.