Ikona braziliane e futbollit, Rikardo Kaka edhe përfundimisht ka vendosur ti jep fund karrierës së tij si futbollist aktiv. 35-vjeçari Kaka së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga MLS liga, Orlando Siti, ndërsa pas largimit të tij nga kjo skuadër, nëpër media filluan soekullimet rreth të ardhmes së tij.
Megjithatë si duket tashmë edhe përfundimisht Kaka ju ka dhënë fund gjitha këtyre spekullimeve, duke bërë të ditur se do të penzionohet, ndërsa një gjë të tillë bëri të ditur për TV braziliane, “GLOBO”.
“Cikli im si futbollist profesionist përfundon këtu. Kisha nevojë për pak më shumë kohë për të menduar dhe të merrja një vendim në qetësi, pastaj u kërkova mendim disa njerëzve që më qëndrojnë shumë pranë si prindërit e mi, vëllai, të dashurës dhe gruas së vëllait. Shkova në Europë për të ndjekur disa ndeshje, gëzimin e lojës aty ku futbolli ka arritur me të vërtetë potencialin e tij të plotë dhe në mënyrë të ndërgjegjshme arrita në konkluzionin që erdhi ora të mbyllja karrierën time si futbollist profesionist. Tani përgatitem që të vazhdoj në botën e futbollit në një funksion tjetër, por nuk do të jetë më si një futbollist profesionist, do të më pëlqentë të punoja në nëj klub si menaxher, drejtues sportiv apo në ndonjë rol ndërlidhës mes fushës dhe drejtuesve. Është e vërtetë që Milani më ka bërë një propozim së fundmi, të shohim”, tha futbollisti për televizionin “Globo” ku tregoi vendimin e tij.
Fantazisti brazilian pas vetes ka lënë një karrierë të bujshme, e cila zgjati për plotë 16 vite (2001-2017). Ai me Brazilin ka fituar Kupën e Botës, ndërsa si pjesë e Milanit fitoi Serinë A dhe Ligën e Kampionëve, si dhe “Ttopin e Artë” gjatë vitit 2007.
Ai është futbollisti i fundit që ka fituar këtë çmim para se të vinte dominimi i dyshes Lionel Messi – Kristiano Ronaldo.