Disfata e djeshme 5:0 e Partizanit ndaj Luftëtarit bëri që trajneri i skuadrës nga kryeqendra shqiptare, Sulejman Starova të paraqes dorëheqjen e tij. Megjithatë e njëjta nuk është pranuar nga ana e drejtuesve të Partizanit, të cilët gjatë ditës së sotme kishin mbajtur një mbledhje, në të cilën ishte vendosur që Starova të vazhdojë me udhëheqjen e ekipit.
Kësisoj ai do të vazhdojë punën me skuadrën kryeqytetase, e cila ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh. Edhe pse para fillimit të kampionatit Partizani shihej si një ndër pretendentët për titullin e kampionit, pas 15 xhirove të para kjo skuadër mban pozitën e 6-të me 21 pikë të tubuara, apo plotë 13 pikë më pak se lideri i Superligës shqiptare, Skënderbeu.