Ndodhi në vitin 1937, kur xhaxhai i tij kishte shënuar në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën fanellë, në të njëjtin stadium: kros nga e majta dhe finalizim i saktë me kokë, ndërsa ndodhi edhe me 17 dhjetor, kësaj rradhe me autorë nipin e tij, Dylan Vente.
Ai debutoi të dielën me fanellën e Fejenordit në ndeshjen me Sparta Roterdam, ndërsa shënoi golin e dytë në fitoren 0:7.
Mënyra e realizimit të golit ishte pothuajse identike me golin e shënuar 80 vjet më parë nga xhaxhai i tij, Leen Vente, i cili ishte një simbol i Fejenordit në gjysmën e dytë të viteve tridhjetë.
Ka qenë vetë klubi i njohur holandez që ka festuar denjësisht këtë rastësi të pabesueshme duke postuar paralel të dy golat në profilin zyrtar në “Twitter”.