Pas Shkëndijës, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të gjobit edhe Vardarin, për shkak “piro-shout” të krijuar nga ana e tifozëve të kësaj skuadre në ndeshjen e 19 nëntorit kundër Pelisterit në arenën “Filipi i Dytë”, njofton “infOSport.mk”.
Kampionët e vendit janë gjobitur me 1 500 euro, ndërsa në këtë gjobë përveç pjesës së “piro-shout” është përfshirë edhe hyrja në teren të tifozëve të Vardarit pas përfundimit të ndeshjes, ku shumë pak mungonte që të vinte edhe deri te një përleshje me tifozët e Pelisterit.
Rikujtojmë ditë më parë FFM për shkak të një feste me fishekzjarre nga ana e tifo grupit “Ballistët” në ndeshjen me Renovën, kishte dënuar Shkëndijën me një vlerë prej 750 eurosh.