Dejan Bllazhevski ka vazhduar kontratën me kampionët në fuqi të vendit, Vardarin. Ish sulmuesi i përfaqësueses së Maqedonisë pas një takimi me drejtuesit e klubit shkupjan shumë shpejt pranoi kushtet e reja, sipas të cilave pjesë e Vardarit do të jetë edhe për 6 muaj.
Kontrata aktuale e Bllazhevskit skadonte në fund të këtij viti, ndërsa tashmë sipas kontratës së re, futbollisti nga Strumica me Vardarin do të jetë bashkë deri me 30 qershor të vitit 2018-të.
Bllazhevski te Vardari arriti me 01 janar të vitit 2015-të, ndërsa që nga atëherë me fanellën “kuq e zi” ka zhvilluar 88 ndeshje, duke realizuar edhe 34 gola. Gjatë gjysmësezonit të parë, Bllazhevski luajti në 15 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola dhe 3 asiste.