Reprezentuesi shqiptarë, Arlind Ajeti, i cili luan me Krotonen në elitën e futbollit italian është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 17-të.
Arlind Ajeti me Krotonen e tij këtë fundjavë mundën Kievon me rezultatin minimal 1:0, ndërsa pikërisht Ajeti luajti rolin e asistuesit në golin e shënuar nga kroati Budimir në minutën e 33-të, të takimit.
Falë kësaj fitore Krotone renditet në pozitën e 16-të me 15 pikë të tubuara, duke u larguar në këtë mënyrë nga zona e ftohtë, ku për momentin ndodhen SPAL, Verona dhe Benevento.
Ndryshe përveç Ajetit në repartin mbrojtës në formacionin e javës bëjnë pjesë edhe Florenci i Romës, Aleks Sandro i Juves dhe Karaçiolo i Veronës.
Po nga kjo skuadër në formacionin më të mirë bënë pjesë edhe portieri Nikolas, nga Juve një tjetër futbollist që bënë pjesë është Mario Manxhukiq, i cili bashkë me dy “lacialët” Milinkoviç Saviç – Alberto dhe Antonio Kadrevan e Interit përbënë katërshen e mesfushës, teksa në sulm renditet dyshja Petanja (Atalanta) dhe Flokari (SPAL).