Altiparmakovski te Rabotniçki! Ja çfarë thotë ish “romantiku”

Marjan Altiparmakovski është një futbollist i lirë, ndërsa emri i sulmuesit nga Manastiri lidhet me një transferim të mundshëm te Rabotniçki, nga e cila skuadër verën e vitit 2016-të u largua drejt kampionatit kroat, duke nënshkruar me Inter Zapreshiç, njofton “infOSport.mk”.

Ai së fundmi luajti në elitën e futbollit lituanez, me fanellën e skuadrës së Suduvës, pjesë e së cilës ishte për një vit, ndërsa pas përfundimit të kontratës të dyja palët vendosën që mos të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Jam një futbollist i lirë. Kam disa oferta nga jashtë dhe të ju them se në plan të parë kam transferimin pikërisht jashtë Maqedonisë. Ashtu që do pres se çfarë do të ndodhë. Ndryshe në Maqedoni do të kthehesha në Maqedoni nëse në adresë timen do të vinte ndonjë ofertë të mirë” – tha enkas për “infOSport.mk” Marjan Altiparmakovski.

I pyetur nga “infOSport.mk” nëse do të rikthehej në Maqedoni te Rabotniçki, Altiparmakovski me përgjigje: “Me Rabotniçkin gjithnjë jam në marrdhënie të mira dhe çdoherë jam i hapur për bashkëpunim me këtë klub dhe kuptohet edhe ndonjë ofertë tjetër të mirë nga ndonjë skuadër tjetër në Maqedoni”.

Marjan Altiparmakovski pjesë e Rabotniçkit ishte për dy vite (2014-2016), kur skuadra nga “Debar Maalo” në verën e vitit 2015-të shkruajti histori në garat evropiane, duke arritur deri në fazën “play-off” të Liga Evropa, kur u eliminuan nga gjigandët italian të Lacios.

Leave a Reply