Sot në vendin tonë në program është ndeshja derbi midis FC Shkupit dhe Vardarit, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi edhe pse në rolin e nikoqirit, këtë ndeshje është e detyruar ta zhvillojë në stadiumin e Gjorçe Petrovit, aty ku edhe u zhvillua ndeshja e parë e kësaj faze mes këtyre dy skuadrave.
Megjithatë një gjë e tillë nuk ju pengon fare tifozëve të kësaj skuadre “Shvercerat” të cilët me organizimin e tyre po dridhin Shkupin. Rreth 5 autobusë të stërmbushur dhe një numër i madh i policëve në përcjellje u nisën nga Çairi në drejtim të Gjorçe Petrovit, aty ku me fillim në ora 13:00 do të startojë edhe ndeshja e fundit e 1/8 së finales, prej ku do të mësojmë edhe udhëtuesin e fundit për në çerekfinale, ku do të përballet me Shkëndijën e Tetovës.
Rikujtojmë ndeshja e parë mes Vardarit dhe Shkupit ishte mbyllur me barazim 1:1, ashtu që FC Shkupit në këtë ndeshje do i konvenonte edhe një barazim pa gola.
SHVERCERAT DRIDHIN SHKUPIN! E GJITHE POLICIA NE KEMBE
Публикувахте от infosport.mk в 17 декември 2017 г.