Shkupi tentoi, por Vardari në çerekfinale udhëtoi (VIDEO)

Edhe përkundër dëshirës së madhe të futbollistëve të FC Shkupit dhe përkrahjes së madhe nga ana e tribunave në stadiumin e Gjorçe Petrovit nga ana e grupit të tifozëve “Shvercerat”, është Vardari që do të luaj në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në transfertë, Shkupi sot si vendas në Gjorçe Petrov pësoi disfatë me rezultatin 0:2, duke u përshëndetur kështu me garat në kuadër të Kupës.

Shkupi – Vardari 0:2

GOLAT NGA NDESHJA SHKUPI – VARDARI NE KUADER TE 1/8 SE FINALES SE KUPES SE MAQEDONISESHKUPI – VARDARI 0:2

Публикувахте от infosport.mk в 17 декември 2017 г.

Vardari kishte dominim që nga fillimi i ndeshjes, mirëpo të dy golat i gjeti vetëm në pjesën e dytë. Goli i parë ishte pjesë e Boban Nikolov në minutën e 64-të, ndërsa në momentet kur FC Shkupi me të gjitha forcat e saj kërkonte golin e barazimit, “kuqezinjtë” duke përfituar nga një gabim i futbollistëve vendas me anë të Maksim Makismov shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Suat Zendelit.

Vardari me këtë fitore iu hakmorrë Shkupit për disfatën në kampionat, ndërsa në çerekfinale e pret një super përballje, ajo kundër Shkëndijës.

Leave a Reply