Vardari është udhëtuesi i fundit në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, pasi sot në ndeshjen e fundit të 1/8 së finales eliminoi Shkupin, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski shënuan fitore me rezultatin 2:0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit, dhe me rezultatin e përgjithshëm 3:1 u kualifikuan për më tej, duke siguruar një dy luftim me Shkëndijën.
Është kjo përballja më interesante e kësaj faze, ku do të ndeshen dy skuadrat më të mira në futbollin vendor.
Pikërisht njëra prej tyre do të kualifikohet edhe për në ndeshjet gjysmëfinale, ku që më herët një vend kanë siguruar edhe Akademia Pandev, Pelisteri dhe Renova.