Jemi mësuar të shohim zënka nga më të ndryshmet mes tifozëve në tribunat e stadiumit, mirëpo që të ndodh një zënkë midis dy presidentëve të skuadrave të ndryshme, një gjë të tillë nuk kishim hasur deri më tani. Por ja që ndodhi, edhe atë në futbollin itaian, më saktësisht në ndeshjen e “Serie B” midis Foxhias dhe Venecias.
Gjatë gjithë ndeshjes kishte tension, ndërsa i njëjti ishte transferuar edhe në tribunën qendrore, kur vendasit e Foxhias në minutën e pestë shtesë arritën që të barazojnë rezultatin. Skuadra mysafire deri në minutën e 88-të avansonte me dy gola epërsi, ndërsa fillimisht në minutën e 88-të Foxhia me anë të Anjelit ngushtoi epërsinë në 1:2, që më pas në minutën e 5-të shtesë Deli të barazojë rezultatin në 2:2. Si duket ishte pikërisht ky gol që solli edhe deri te kjo zënkë mes presidentëve.