Është mbyllur me barazim pa gola pjesa e parë e takimit të dytë të 1/8 së finales midis Shkupit dhe Vardarit, që në këto momente po zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit, njofton “infOSport.mk”.
Futbollistët e Shkupit me vetëdije që nga fillimi vendosën të mbrohen dhe rastin e tyre të kërkojnë përmes kundërzbritjeve, ku në dy raste përmes Omar Imerit dhe Alen Jasharovskit rrezikoi portën e Gaçevskit.
Në anën tjetër rastin më konkret për Vardarin e Çedomir Janevskit e kishte Barsegian, mirëpo Suat Zendeli edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta prej një portieri të kalibrit të lartë.
Pjesa e pare, SHkupi – Vardari
MBYLLET PJESA E PARE E NDESHJES SE KTHIMIT TE 1/8 SE FINALESSHKUPI – VARDARI 0:0
Публикувахте от infosport.mk в 17 декември 2017 г.