Futbollisti kërçovar Demir Imeri ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e Kamzës në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Imeri shënoi në takimin e javës së 15-të ndaj Vllaznisë në transfertë, në të cilën ndeshje skuadra e tij për fat të keq pësoi disfatë me rezultatin 3:2.
Imeri shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 79-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit.
Ishte kjo paraqitja e 10-të për Demir Imerin gjatë këtij edicioni me fanellën e Kamzës dhe goli i tij i dytë në Superligën shqiptare i shënuar sërish ndaj skuadrës shkodrane, ndaj së cilës kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar me 16 tetor si vendas, kur pikërisht falë golit të futbollistit kërçovarë Kamza kishte shënuar fitore minimale 1:0.
Kamza edhe pas kësaj disfate figuron lartë në tabelën e klasifikimit, duke u renditur në pozitën e tretë me 23 pikë, teksa Vllaznia me 15 pikë ndodhet në pozitën e 8-të.
Vllaznia-Kamza (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 16 декември 2017 г.