Merkatoja e dimrit ende nuk është hapur, mirëpo te Shkëndija e Tetovës edhe pse në qetësi duket se janë duke punuar me intenzitet të plotë për lëvizjet eventuale. Kuqezinjtë si kampionë të dimrit në LPFM dhe me një formacion plot yje, duken shumë tërheqës në një trafik dykahësh në merkato. Shkëndija kërkon përforcime, pasi përveç titujve në futbollin vendor pretendon të vazhdojë të paraqitet denjësisht në Europë, ku dy vitet e fundit arrinte në Play Off të UEFA Europa League, ndërsa në të njejtën kohë prania në skuadër e futbollistëve të kalibrit të Hasanit, Ibraimit, Bejtullait, Radeskit, Totres e të tjerëve i bën kuqezinjtë treg tërheqës për klube eminente në Europë.
Në këtë drejtim shumë pikëpyetje zgjon prania e presidentit të Shkëndijës, Visar Bexheti në zyrat e Grasshoperit të Zvicrës. Numri një i kuqezinjëve është mysafir i Drejtorit Ekzekutiv të Grasshoperit, Manuel Huber, ndërsa bashkarisht kanë ndjekur derbin e madh të futbollit zviceran ndërmjet Grasshoperot dhe Bazelit. Mbtetet enigmë arsyeja e vizitës së Bexhetit në Zvicër, nëse pretendon blerje apo shitje të ndonjë futbollisti te kjo skuadër e njohur!?/InfOSport.mk