Me barazim 3:3 është mbyll sfida ndërmjet Atalantës së Etrit Berishës dhe Lacios së Tomas Strakoshës, e cila u zhvillua në kuadër të xhiros së 17-të në Serinë A italiane. Një barazim që nuk i vlejti as bergamaskëve e as kryeqytetasve pasi vetëm fitorja u bënte punë, Lazios për t’u afruar me zonën Champions dhe Atalantës me zonën Europa League.
Dy golat e shpejtë të Caldarës dhe Ilicic krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Atalantën por Lazio u përgjigj që në pjesën e parë me Milinkovic Savic që mposhti dy herë Berishën duke barazuar shifrat.
Në fillimin e pjesës së dytë Ilicic kthehu në gol një 11-metërsh duke u dhënë sërish epërsinë vendasve. Më pas Petagnas me ndërhyrjen e VAR-it iu anullua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa Lazio gjeti golin e barazimit në të 79-tën pas një superaksioni të finalizuar nga spanjolli Luis Alberto.