FC Shkupi për ndeshjen e nesërme ndaj Vardarit që është e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë do të ketë hendikep dy ndër futbollistët më të mirë në radhët e veta.
Emanuel Mbella do të jetë “aut” ksaj përballje për shkak lëndimit që mori në ndeshjen me Vardarit që u zhvillua në kuadër të kampionatit, e cila u fitua nga “bardhekaltërit” me rezultat 2:0. Ndërkohë Bunjamin Shabani vazhdon të jetë jashta terreneve dhe me siguri do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer me fillimin e gjysmësezonit pranveror.
Tabori “bardheblu” është në pritje të rikthimit të Husein Demirit, i cili u lëndua në ndeshjen e parë të Kupës me Vardarin.