
Napoli ka shënuar fitore 3:1 në transfertën kundër Torinos, duke rimarë kreun e tabelës në “Serie A”.
Koulibaly, Zielinski dhe Hamsik ishin autorët e golave për Napolin që e mbylli pjesën e parë në avantazh 3:0.
Torino shkurtoi diferencën me Belottin në minutën e 64-të, por vetëm kaq, pasi nuk pati forcë për të tentuar një barazim kundër Napolit.
Reprezentuesi shqiptarë, Elseid Hysaj u aktivizua për 90 minuta në këtë takim, ndërsa Napoli falë kësaj fitore tashmë kryeson renditjen me 42 pikë, dy më shumë se Interi i vendit të dytë.